Klubet kosovare po vazhdojnë të sjellin në radhët e veta lojtarë të rinj para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pasi solli në radhët e veta lojtarin e gjatë 1893 centimetra, Ajay Sander, i cili luan në pozitat 2/3, prizrenasit kanë vazhduar kontratën me lojtarin amerikan.
Elliott Cole sot ka rinovuar edhe për një sezon me drejtuesit e klubit, i cili shkaktoi shumë befasi me paraqitjet e tyre.
Me konfirmimin e Colet, skuadra në radhët e veta tre amerikanë – Cole, Canada, Sanders ndërsa në ditët në vazhdim ekip do të prezantojë edhe përforcimin e katërt të huaj.
Theksojmë se Ponte edhe sivjet do jetë një ekip që do të pretendojë pozitat e larta të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.
Ndryshe, Ponte sezonin e kaluar është paraqitur për herë të parë në “play-off” e Superligës së Kosovës. /Telegrafi/