Është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Manchester United dhe Arsenali marrëveshja transferuese e Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan.
Manchester United ka konfirmuar se Sanchez tashmë është lojtar i klubit nga Old Trafford.
We are delighted to announce the signing of @Alexis_Sanchez from Arsenal.
Full details: https://t.co/nUitNnNbV9 pic.twitter.com/S3ft22e7Jo
— Manchester United (@ManUtd) January 22, 2018
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Arsenali, duke shprehur “dashurinë” për nënshkrimin e Mkhitaryan për klubin nga Emirates.
Bëhet fjalë për një marrëveshje të shkëmbimit kokë më kokë, prej të cilës Arsenali besohet se ka përfituar edhe një shumë të konsiderueshme të hollash e cila ende nuk është konfirmuar.
Love that, @HenrikhMkh – we're delighted to have you here 🔴 pic.twitter.com/PDABMfhsNx
— Arsenal (@Arsenal) January 22, 2018
Sanchez ka kohë që është spekuluar për një kalim te United, por transferimi është bërë i mundur vetëm pas përfshirjes së Henrikh Mkhitaryan në këtë marrëvshje.
Armeni në anën tjetër kishte mungesë të minutazhit dhe nuk ishte më i preferuari i Jose Mourinhos.
United me Sanchezin pritet që të synojë të konkurrojë seriozisht në Ligën e Kampionëve, garë ku Djajtë e Kuq ende i kanë gjasat reale për të pasur sukses pasi janë shumë prapa Cityt në Ligën Premier. /Telegrafi/