Bayern Munich e ka konfirmuar largimin e Renato Sanches drejt Lille.
Bavarezët e kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me largimin e Renato Sanches.
“Renato Sanches na kërkoi të transferohet sepse ai dëshironte të bashkohej me një klub ku luante vazhdueshëm. Për fat të keq, ne nuk mund t’ia garantonim atë në Bayern”.
📸👋 Say hello to our new No. 1️⃣8️⃣ pic.twitter.com/RNHaQHN5Kg
— LOSC (@LOSC_EN) August 23, 2019
“Ai dëshiron të zërë vendin e tij në ekipin e Portugalisë për EURO 2020”.
“Unë do të doja të falënderoja Renaton për arritjet e tij dhe t’i uroj të gjitha të mirat për të ardhmen e tij në emër të FC Bayernit”.
Marrëveshja është arritur për rreth 25 milionë euro dhe mesfushori do të jetë pjesë e Lille që luan në Ligën e Kampionëve.
Welcome, @renatosanches35 😁👏 pic.twitter.com/clzSPOV0Cr
— LOSC (@LOSC_EN) August 23, 2019
Bayern mesfushorin e Espanyol, Marc Roca, si një zëvendësim të mundshëm të Sanchez. /Telegrafi/