Genova e ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin anësor Riccardo Saponara nga Fiorentina.
Marrëveshja u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit gjenovez, ku blerja është me opsion, për 3.8 milionë euro.
Saponara e kaloi sezonin e kaluar si huazim te rivalët e qytetit Sampdorias, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë pesë asistime në 24 ndeshje.
🎨 Benvenuto #Saponara, ora dipingi per noi! 🔴🔵 #IlPittore pic.twitter.com/AWZPFsuk7d
— Genoa CFC (@GenoaCFC) August 7, 2019
27-vjeçari është një ish-lojtar i Kombëtares së Italisë U-21, ndërsa ka luajtur edhe me Empolin dhe Milanin.
Genova gjithashtu pritet ta njoftojnë ardhjen e mesfushorit të Ajaxit, Lasse Schone, që zbritje dje në aeroportin e qytetit. /Telegrafi/