Telegrafi

Zyrtare: Sampdoria transferon Ramirezin (Foto)

Sampdoria ka konfirmuar nënshkrimin me ish-yllin e Bolognas, Gaston Ramirez nga Middlesbrough.

Raportet e mëparshme sugjerojnë se Sampdria do të paguajë deri në 11 milionë euro për Ramirezin, edhe pse detajet e kontratës së mesfushorit nuk janë zbuluar.

“Presidenti Massimo Ferrero dhe U.C. Sampdoria mund të njoftojë se ata kanë fituar përfundimisht të drejtat sportive të lojtarit Gaston Exequiel Ramirez nga Middlesbrough F.C”, thuhet në deklaratën e klubit në faqen zyrtare.

Lexo po ashtu Sampdoria bën ofertë për Gabigolin

26-vjeçari uruguaian shënoi 15 gola dhe ndihmoi me tetë asistime në 60 paraqitje për Bolognan midis viteve 2010 dhe 2012.

Ramirez së bashku me Presidentin Ferrero

Ramirez pastaj u bashkua me Southamptonin, por nuk mundi të përsëriste formën e tij te kjo skuadër, duke u transferuar më pas në Hull City dhe Middlesbrough.

Mesfushori me tipare sulmuese gjithashtu ka edhe 41 paraqitje për Uruguain dhe përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2014. /Telegrafi/