Telegrafi

Zyrtare: Samir Ujkani vazhdon edhe një sezon me Torinon

Samir Ujkani (Foto: Instagram/samirujkani)

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, nuk do të largohet nga Torino në këtë afat kalimtar.

Bashkëpunimi ndërmjet klubit italian dhe 32-vjeçarit do të vazhdojë së paku edhe për një vit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Torino ka bërë të ditur se futbollisti shqiptar do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri më 30 qershor 2021.

(Foto: Instagram/samirujkani)

“Klubi futbollistik Torino me kënaqësi njofton se ia kemi rinovuar kontratën për performanca sportive futbollistit Samir Ujkani deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ish-portieri i Palermos dhe Genoas kishte arritur te klubi aktual në verën e kaluar nga Rizespori. /Telegrafi/