Site icon Telegrafi

Zyrtare: Samir Ujkani kalon te Torino

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është kthyer në Serie A pas vetëm një viti në Superligën në Turqi.

Ujkani ka nënshkruar me Torinon dhe është prezantuar nga klubi i madh italian.

Atij nuk i eci mirë te Çaykur Rizespor, ku e ruajti portën në vetëm një ndeshje.

Portieri që në Itali ka mbrojtur te Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa dhe Cremonese.

Ky kampionati është i njohur për Ujkanin, që kërkon të kthehet edhe te Kosova si portier numër një.

Ujkani ka nënshkruar për një vit me ‘Demat e Kuq’. /Telegrafi/  

Exit mobile version