Telegrafi

Zyrtare: Sala dhe Pinamonti largohen nga Interi

Marco Sala (Foto: Inter/Twitter)

Interi ka njoftuar se ka larguar dy talentët, Andrea Pinamonti dhe Marco Salan, nga skuadra.

Nerazzurët kanë bërë me dije se Marco Sala është transferuar te Sassuolo. Mbrojtësi 21-vjeçar te skuadra italiane ka fituar dy Scudetto për të rinj në sezonin 2016/17 dhe 2017/18, një  Superkupë dhe një Viareggio Cup.

Mbrojtësi i talentuar mund të rikthehet te Interi në sezonet e ardhshme, pasi në klauzolën e largimit thuhet klubi e ka mundësinë e riblerjes.

Nga ana tjetër, Pinamunti është transferuar te Genoa në formë të huazimi me të drejt blerje. Sulmuesi 21-vjeçar ishte po ashtu në fitimin e trofeve për të rinj si, Scudetto Primavera, Viareggio Cup dhe Kupën e Italisë.

Në sezonin 2016/17, sulmuesi i talentuar debutoi në skuadrën e parë, ndërsa kishte bërë 30 paraqitje për skuadrën e të rinjve, duke shënuar pesë gola. /Telegrafi/