Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sadiku kalon te Levante

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është larguar nga Legia Varshava për tu transferuar te Levante në Spanjë.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi spanjoll, i cili i ka uruar mirëseardhjen shqiptarit në rrjetet sociale.

E veçanta është se klubi  është se e ka uruar në shqip sulmuesin në foton që përdor për të bërë lajmëruar transferimin e tij.

Levante luan në ligë e parë spanjolle dhe për momentin ndodhet në vendin e 16-të në La Liga.

Spanjollët kanë paguar 1 milion euro për shërbimet e lojtarit

Sadiku bën kështu hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një nga 5 kampionatet më të mirë në Evropë.

Sulmuesi do ta gjej te Levante shqiptarin tjetër që vjen nga Maqedonia, Enis Bardhin. /Telegrafi/

Exit mobile version