Telegrafi

Zyrtare: Sabitzer, lojtar i Manchester United

Mesfushori austriak, Marcel Sabitzer, do të vazhdojë karrierën te Manchester United.

Futbollisti që kishte kaluar te Bayern Munich para gjashtë muajsh është gati për një aventurë të re.

Austriaku fluturoi sot për në Mançester për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara një huazimi në “Old Trafford”.

Man United ka lëvizur për Sabitzer pasi Christian Eriksen u lëndua dhe do të mungojë për të paktën tre muaj për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Mungesa e Eriksen ka lënë trajnerin Erik ten Hag pa opsione në mesfushë pasi edhe Donny van de Beek dhe Scott McTominay janë jashtë fushës.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Sabitzer ka kaluar si huazim direkt deri në fund të sezonit dhe 28-vjeçari do të bëhet nënshkrimi i dytë i janarit i United pas ardhjes së sulmuesit Wout Weghorst po ashtu në huazim nga Burnley. /Telegrafi/