Skuadra e Fulhamit ka marrë një përforcim të madh për vazhdimin e sezonit të Ligës Premier.
Ata kanë angazhuar Ryan Babelin, i cili vjen nga Besiktas për dy milionë euro dhe do të jetë një ndihmë e madhe për trajnerin Claudio Ranierin.
Holandezi është kthyer në futbollin anglez pasi kishte veshur në sezonet 2007/11 fanellën e Liverpoolit.
"I’m ready to go. I’m excited."
Our first interview with @Ryanbabel is one not to be missed: https://t.co/FLPTfvtXiD #WelcomeBabel pic.twitter.com/B5duSAy26v
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 15, 2019
Sulmuesi në këtë formë është blerja e parë e trajnerit italianit, i cili po mundohet t’i siguroj një vend edhe për vitin e ardhshëm në ligën elitare angleze.
Futbollisti 32-vjeçar është i kënaqur që do të jetë pjesë e ekipit londinez “Craven Cottage”, e cila zë pozitën e parafundit në tabelë.
“Përfundimisht besoj se Fulham mund të qëndrojë në ligë. Kjo është një nga arsyet pse jam këtu, unë do të përpiqem ta ndihmoj këtë të ndodhë”, tha gjatë prezantimit Babel.
Ndryshe, lojtari gjatë karrierës ka luajtur edhe gjithashtu për Deportivo la Coruna, Al Ain, Kasimpasa, Ajax dhe Hoffenheim. /Telegrafi/
🗣️ @Ryanbabel
"I definitely have faith that Fulham can stay up. That’s one of the reasons that I’m here, to try and help that to happen."#WelcomeBabel pic.twitter.com/kjXxhilJIL
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 15, 2019