Ballkani ka filluar të përfocohet për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Theranda ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Roni Gashin.
Mesfushori ofanziv që ishte pjesë e Teutës së Durrësit u rikthye në Kosovë për të vazhduar karrierën e që është shporehur mjaftë i lumtur.
“Nga sot jam pjese e KF Ballkani. Vendosa qe ti bashkohem klubit qe ti ndihmoj e bashke ti arrijmë objektivat. Faleminderit kryetarit qe marrëveshja u arrit me lehtësi. Ju faleminderit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.
Ballkani ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të kenë edhe disa transferime të tjera. /Telegrafi/