Telegrafi

Zyrtare: Romeo Lavia, lojtar i ri i Chelseat

Klubi londinez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Romeo Lavia nga Southamptoni.

Blutë kanë vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror, pasi duan të kthehen konkurrues pas një sezoni të dështuar që i la pa pjesëmarrje në garat evropiane.

Pasi transferuar Moises Caicedo para disa ditësh, klubi nga Stamford Bridge ka konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit tjetër, Romeo Lavia, i cili vjen nga Southampton.

“Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Romeo Lavia nga Southampton”.

“19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe forcon më tej skuadrën e Mauricio Pochettino”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Lavias i ka kushtuar Chelseat plot 68 milionë euro, duke përfshirë bonuset, ndërsa do ta mbajë fanellën me numër 45. /Telegrafi/