Cengiz Under ka kompletuar transferimin te skuadra italiane e Romës.
Mesfushori kreativ tashmë edhe zyrtarisht ka kaluar te ekipi nga kryeqyteti italian.
Roma do të paguajë 15 milionë euro, por edhe 20 për qind të shumës së parave që do t’i arkëtonin romakët në rast se e shesin në të ardhmen lojtarin në ndonjë ekip tjetër, do të shkojnë në llogarinë e Basaksehirit, transmeton Telegrafi.
Futbollisti ka zgjedhur numrin 17 për të bartur në fanellë pasi të njëjtën e ka veshur edhe te Basaksehir.
Ky pritet të mos jetë edhe transferi i fundit i Giallorosëve për afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/
UFFICIALE 📋
L’#ASRoma perfeziona l’ingaggio di Cengiz Under
➡️ https://t.co/8aoBwxwQgy pic.twitter.com/KfmceDS2nF
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 16, 2017
Ascoltiamo e impariamo… 🇹🇷😉#PronounceCengiz pic.twitter.com/oXTpWmIGR7
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 16, 2017