Site icon Telegrafi

Zyrtare: Roma transferon Carlez Perezin nga Barcelona

Roma ka njoftuar se ka nënshkruar zyrtarisht Carles Perez në huazim me detyrim blerje këtë verë nga Barcelona.

Giallorossët do të duhet të paguajnë 11 milionë euro për anësorin sulmues pas marrëveshjes fillestare të huazimit prej një milionë euro më 30 qershor.

21-vjeçari Perez vjen te Roma për të zëvendësuar të dëmtuarin Nicolo Zaniolo.

Marrëveshja midis Blaugranëve dhe Romës përfshin klauzola të lidhura me performancën, ku do të ketë bonuse deri në maksimum 4.5 milionë euro.

Barcelona gjithashtu ka përfshirë një klauzolë ku në rast shitje, klubi i tyre të pyetet i pari për riblerje.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin me Carles Perez”

“Anësori sulmues, 21 vjeç, bashkohet nga skuadra spanjolle Barcelona në një marrëveshje fillestare huazimi për një tarifë prej një milion euro”.

“Marrëveshja gjithashtu përfshin detyrimin për ta bërë transferimin të përhershëm – bazuar në arritjen e objektivave të caktuara sportive – për një pagesë fillestare fikse prej 11 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version