Rom ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin algjerian, Houssem Aouar.
Aouar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Giallorossët, e cila zgjat deri më 30 qershor 2028.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse ata janë një klub i madh me një histori të madhe”.
“Unë mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të madh, lojtarë cilësorë dhe një bazë unike tifozësh. Tani jam një lojtar Giallorossi dhe jam gati të eci përpara”, ka thënë algjeriani pas nënshkrimit të kontratës.
Aouar vjen nga Lyon, ku e kishte nisur nga akademia e të rinjve, pra nga mosha 11 vjeçare deri në debutimin e tij në ekipin e parë në 2017.
Ai ka 179 paraqitje në Ligue 1, me 30 gola dhe 24 asistime. Aouar gjithashtu ka 34 ndeshje dhe 5 gola në garat evropiane./Telegrafi/