Mohamed Salah tashmë është zyrtarisht lojtar i Romës.
Anësori egjiptian iu bashkua Giallorossëve në verën e kaluar në formë huazimi nga Chelsea.
Porse, sipas marrëveshjes, klubi italian ishte i obliguar që ta blinte për 15 milionë euro, pas një numri të caktuar paraqitjesh.
“Mohamed Salah e ka kompletuar transferimin e përhershëm te klubi italian, Roma”, ka konfirmuar Chelsea në një kumtesë për media.
Kujtojmë që mesfushori ofensiv nënshkroi për Blutë në janarin e vitit 2014 nga Baseli. /Telegrafi/