Roma ka prezantuar edhe goditjen e dytë brenda ditës së sotme, duke transferuar mesfushorin portugez Renato Sanches.
Pas Leandro Paredesit edhe Renato Sanches i bashkohet Giallorosëve nga gjiganti francez Paris Saint Germain.
Roma e ka marrë Sanchesin si huazim për një milionë euro me drejt blerje për 15 milionë të tjera në fund të sezonit.
🤝 Benvenuto, Renato Sanches! 🇵🇹#ASRoma pic.twitter.com/nLllSSbvoA
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 16, 2023
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubi të madh”, tha fillimisht Renato Sanches.
“Projekti i Romës më fitoi vërtet dhe mendoj se të luaj këtu është zgjidhja e duhur për mua.
𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 | Renato Sanches 🐺🇵🇹
The club is delighted to confirm the signing of the highly-rated midfielder!
The worldwide search for missing children continues in the meantime. 🌍
#ASRoma | @ICMEC_official pic.twitter.com/6GKQOyy9Oi— AS Roma English (@ASRomaEN) August 16, 2023
“Është shumë e rëndësishme që çdo lojtar të ndiejë mbështetjen e tifozëve. Për mua në ditën time të parë, ndikimi që ndjeva më ndihmoi të kuptoj se sa shumë e duan këta tifozë ekipin dhe kjo vetëm mund të më shtyjë përpara për të dhënë gjithçka për të arritur suksesin këtu”, u shpreh mesfushori portugez.
25-vjeçari mund të bëhet lojtar i përhershëm i Romës edhe para fundit të sezonit nëse zhvillon 60 për qind të ndeshjeve, atëherë aktivizohet klauzola për blerjen përfundimtare të tij. /Telegrafi/