Telegrafi

Zyrtare: Roma huazon edhe për një sezon Mkhitaryanin nga Arsenali

Roma ka konfirmuar se i ka vazhduar huazimin edhe për një sezon Henrikh Mkhitaryanit nga Arsenali.

Giallorossët e kishin marrë anësorin armen në formë huazimi nga The Gunners ne verën e kaluar, ndërsa tani i kanë vazhduar huazimin edhe për një vit.

Lojtari 31-vjeçar kishte të drejtë të qëndronte te Roma deri më  30 qershor, por këta të fundit kanë arritur t’i përgatisin dokumentet me Arsenali dhe të vazhdonin bashkëpunimin.

Mkhitaryan ka pranuar që të qëndrojë fillimisht deri në fund të këtij edicioni dhe më pas të arrijnë një tjetër marrëveshje deri në fund të edicioni 2020/21.

“Jam shumë i lumtur që të vazhdoj qëndrimin këtu edhe për një vit, pasi ende nuk i kam arritur gjërat që dua t’i arrij”, ka thënë armeni pas nënshkrimit të kontratës.

“Jam duke shikuar përpara që të arrijmë gjëra të mëdha me klubin për të ardhmen”, ka shtuar më tej ai.

Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në 19 paraqitje te Roma. /Telegrafi/