Telegrafi

Zyrtare: Roma fiton garën për Cristanten, italiani prezantohet te Giallorosët

Bryan Cristante është futbollisti më i ri i Romës.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka fituar garën me ekipet tjera të mëdha për të nënshkruar me Cristanten.

Giallorosët kanë pranuar të paguajnë pesë milionë euro për huazimin e lojtarit.

Në fund të stinorit Roma do t’i paguajë edhe 20 milionë euro të tjera te Atalanta për transferimin e plotë të Cristantes.

Kësisoj skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur konkurrencën e Manchester Unitedit, Chelseat, Interit, Juventusit dhe Napolit për lojtarin.

23-vjeçari ka pasur një stinor fantastik te Atalanta ku ka arritur të shënoj 12 gola dhe të jap katër asistime.

Reprezentuesi italian është prezantuar te Roma.

“Të gjithë e din se ky qytet ka një pasion të madh për futbollin”, deklaroi Cristante.

“Qëllimi im ka qenë që ta vesh fanellën e Romës. Do të jap gjithçka nga vetja për këtë skuadër”, ka thënë Cristante. /Telegrafi/