Telegrafi

Zyrtare: Robin van Persie rikthehet te Feyenordi

Feyenoord ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar sulmuesin e Fenerbahces, Robin Van Persie.

Skuadra holandeze e ka zyrtarizuar rikthimin e lojtarit përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në shtëpi Robin”, shkruan ndër të tjerash në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.

Prezantimi i futbollistit bëhet e ditur se do të bëhet ditën e hënë në qytetin holandez të Roterdamit.

Ndërkaq, nuk dhënë ndonjë informacion rreth detajeve të kontratës ndërsa gjithçka pritet të zbardhet gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, 34-vjeçari ka luajtur në të kaluarën edhe për Arsenalin dhe Manchester Unitedin.

Në tre sezonet e fundit në ligën elitare turke ka pasur 57 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola. /Telegrafi/