Tanimë është zyrtare, Robert Sanchez transferohet te Chelsea nga Brightoni.
Pas negociatave të stërgjatura dy klubet më në fund arritën marrëveshje.
Portieri spanjoll largohet pas një kohe të gjatë nga Brightoni, me Chelsean që ka paguar 25 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për të.
Read all about it! 🗞
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2023
Sanchez ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Chelsean deri më 30 qershor të vitit 2030.
Drejtorët e Chelseat Paul Winstanley dhe Laurence Stewart janë shprehur të lumtur që kanë arritur nënshkrimin me Sanchez.
“Ne jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Robertin në Chelsea dhe ai shton cilësi të mëtejshme në njësinë tonë të portierëve”.
Rob's rise to the top! 🔵 pic.twitter.com/Nb0PQCIAmB
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2023
“Robert e ka dëshmuar vazhdimisht veten në Ligën Premier dhe ka luajtur për vendin e tij. Ne jemi të ngazëllyer ta shikojmë atë të punojë me Mauricio Pocchetinon dhe ekipin e tij gjatë sezonit në vijim”, thuhet nga dy drejtorët e Chelseat.
Robert Sanchez do të konkurojë me Kepa Arrizabalagan për një fanellë titullari te Chelsea. /Telegrafi/