Telegrafi

Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës, Alban Pnishi i bashkohet Feronikelit

FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke zyrtarizuar një nga transferimit më të mëdha deri më tani, Alban Pnishin.

Pnishi është lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa në vitet e fundit nuk ishte fituar shpesh.

“FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prekur secilin repart të fushës. Kësaj radhe është përforcuar vija e mbrojtjes, duke sjellur në skuadër një qendërmbrojtës të reprezentacionit, Alban Pnishin”.

“Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbër e bardhë”.

“Më parë, Pnishi ishte pjesë e skuadrave si: Wohlen dhe Grasshoppers në Zvicër dhe në fund ishte pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izrael”.

“Ai ka edhe paraqitje me reprezentacionin e Kosovës dhe shpresojmë që përvoja e tij të jetë tejet e dobishme për skuadrën”, thuhet në njoftim.

Pnishi ka zhvilluar tetë ndeshje për Kosovën, ndërsa në herën e fundit është ftuar në vitin 2017. /Telegrafi/