Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur për katër vende në renditjen e FIFA-së për muajin tetor.
Përkundër humbjeve që i pësoi nga Kroacia e Ukraina në këtë muaj, Kosova është ngritur nga vendi i 168-të në të 164-tën.
Ndërkaq, Shqipëria me fitore ndaj Lihtenshtajnit dhe disfatë ndaj Spanjës këtë muaj, e ka parë veten për 7 vende më poshtë sesa muajin e kaluar në renditjen e FIFA-së.
Në publikimin e tabelës së botuar sot, për muajin tetor, Shqipëria ka rënë prej pozitën 40 që ka qenë në shtator, në të 47-tën në tetor.
Ndërsa në vendin e parë renditet Argjentina, e cila pasohet prej Belgjikës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/