Telegrafi

Zyrtare: Reinieri i bashkohet Dortmundit nga Real Madridi

Fotot: Borussia Dortmundi/ Twitter

Borussia Dortmundi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Rienier Jesusit.

Skuadra gjermane ka raporte të mira me Los Blancos, pasi arritën të huazonin edhe talentin brazilian.

Dortmundi e kishte në huazim edhe Achraf Hakimin që në këtë verë kaloi te Interi.

Klubi gjerman njoftoi se Reinieri do të jetë në huazim tek ta në dy edicionet e ardhshme.

Kjo gjë i konvenon edhe Real Madridit në mënyrë që lojtari të fitojë më shumë përvojë dhe të kthehet më pas në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/