Telegrafi

Zyrtare: Reali njofton huazimin e Theo Hernandezit te Sociedadi

Theo Hernandez është huazuar për një sezon nga Real Madridi te Real Sociedadi.

Mbrojtësi francez nuk do të jetë lojtar i Real Madridit në sezonin 2018/19.

Lexo po ashtu Nëna heroinë që i rriti e vetme dy djemtë e iu bën yje futbolli – Ajo e ka zemrën e ndarë në dysh në derbin e Madridit pas njëri djalë luan te Atletico e tjetri te Reali (Foto)

Kjo pasi klubi mbretëror ka arritur marrëveshje për huazimin e tij njëvjeçar te klubi bask.

Është vet klubi madriel që ka njoftuar huazimin e 20-vjeçarit francez te Sociedadi.

“Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Theo Hernandez”.

“Huazimi i lojtarit do të zgjat deri në fund të sezonit, më 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

Edhe klubi bask ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për mbrojtësin francez.

Sociedadi gjithashtu ka njoftuar se prezantimi i tij do të bëhet në ditët e ardhshme. /Telegrafi/