Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se pas testeve mjekësore është konstatuar se Thibaut Courtois ka pësuar një këputje të meniskusit në gjurin e tij të djathtë.
Ky lëndim i ri i Courtois ka ardhur sot (e martë) në seancën stërvitore që Real Madridi po e zhvillonte sipas planprogramit.
Sipas raportimit nga The Athletic, Courtois pritet që të jetë jashtë fushave deri në 2 muaj, që do të thotë se prezenca e tij këtë sezon është në rrezik serioz.
Tutje sipas mediave spanjolle, doktorët e Real Madridit janë duke vlerësuar nëse Courtois ka nevojë t’i nënshtrohet operimit apo jo.
🚨 Thibaut Courtois is expected to be out for around 6 to 7 weeks. His participation this season is in danger. @TheAthleticFC pic.twitter.com/RwNi4tVpfs
— Madrid Xtra (@MadridXtra) March 19, 2024
Ky lëndim vjen në kohën më të keqe për belgun, pasi ai ishte fare pranë rikthimit në fushë pas këputjes së ligamentit në gjurin e majtë që bëri që ai të humbasë të gjitha ndeshjet deri në këtë fazë të sezonit.
Ka qenë vet Ancelotti ai i cili pas ndeshjes me Osasunën kishte konfirmuar se Thibaut Courtois me gjasë do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare, por tani lëndimi i ri e ka penguar këtë gjë.
Sido që të jetë, Real Madridi tani do të detyrohet të vazhdojë që t’ia besojë portën ukrainasit Andriy Lunin, i cili deri më tash ka bërë një punë të hatashme duke bërë që të mos vërehet mungesa e Courtois./Telegrafi/