Telegrafi

Zyrtare: RB Leipzig konfirmon emërimin e Jesse Marsch në vend të Nagelsmann

Klubi gjerman, RB Leipzig ka konfirmuar emërimin e Jesse Marsch si menaxherin e tyre të ri, pas largimit të Julien Nagelsmann në Bayern Munchen.

Nagelsmann u largua nga Leipzig për rivalët e Bundesligës, Bayern Munich në fillim të kësaj jave.

Klubi gjerman nuk qëndroi duarkryq dhe shpejt gjeti zëvendësimin e Nagelsmann tek klubi i tyre simotër, Red Bull Salzburg.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nagelsmann emërohet trajner i Bayern Munichut

Bëhet fjalë për trajnerin Jesse Marsch, i cili tani do ta marrë drejtimin e klubit gjerman.

Trajneri amerikan, Marsch do të lëvizë për të marrë drejtimin e Leipzig, pjesë e stafit të klubeve të Red Bull së bashku me Salzburg.

“Jesse Marsch do të bëhet trajneri ynë i ri nga sezoni 2021/22! Ai merr detyrën nga Julian Nagelsmann , i cili po bashkohet me FC Bayern”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman. /Telegrafi/