Drenica ka zyrtarizuar dy transferime të reja, duke arritur të nënshkruajnë me Donald Rapon dhe Eglantin Gjonin.
Kuqezinjtë pas sezonit të dobët në vjeshtë, po vazhdojnë punën që të transferojnë futbollist për të konsoliduar radhët.
Drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë nga Shqipëria.
“Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi”.
“Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanellën kuq e zi , deri në fund të këtij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri”.
“Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim, do të prezantojnë edhe përforcime tjera”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/