Interi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me mbrojtësin anësor, Raoul Bellanova nga Cagliari.
Nerazzurët kanë konfirmuar tashmë edhe përforcimin e pestë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Pas Romelu Lukaku, Kristjan Asllani, Andre Onana dhe Henrikh Mkihtaryan, Interi ka njoftuar edhe Bellanovan.
Attenzione, nuovo treno in arrivo: 🚂 Fermata Milano, #WelcomeRaoul! #ForzaInter pic.twitter.com/sf3c9UOW6m
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 6, 2022
Është vet faqja zyrtare e klubit italian që ka njoftuar se Bellanova ka nënshkruar si huazim me drejt blerje nga Cagliari.
“Kujdes nga treni që po afrohet. Ndalesa tjetër: Milano. Mirë se erdhe, Raoul!”, thuhet në njoftimin e Interit.
Interi thuhet se ka paguar tre milionë për huazimin, ndërsa e drejta e blerjen është e vendosur te shtatë milionë euro. /Telegrafi/