22 herë kampioni i Grand Slam, Rafael Nadal e ka mbyllur aventurën e tij në Wimbledon për shkak të problemeve fizike.
Spanjolli ndalet në gjysmëfinalet e turneut për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut, ku shkëputja e muskulit arrin në 7 milimetra.
36-vjeçari gjatë konferencës për shtyp deklaroi se është menduar gjatë para se të merrte një vendim të tillë, por theksoi se nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë.
We're sad to see it end this way, @RafaelNadal
Thank you for another year of unforgettable moments at The Championships#Wimbledon pic.twitter.com/XadiEVxaWF
— Wimbledon (@Wimbledon) July 7, 2022
Ai theksoi se problemet në muskujt e barkut sa vinin dhe shtoheshin ndërsa gjendja nuk kishte përmirësim pasi mjekët konfirmuan shkëputjen e muskulit.
Nadal pohoi se duke parë situatën e ndërlikuar vendosi të merrte vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga Wimbledon.
Ai deklaroi se me gjendjen e tij shëndetësore nuk mund të luante më dhe as ta fitonte turneun.
Until next time, Rafa 👋
Wishing you a speedy recovery.#Wimbledon
— Wimbledon (@Wimbledon) July 7, 2022
Në këtë mënyrë, Kyrgios kalon automatikisht në finale dhe të dielën dhe do të presë fituesin e çiftit Novak Djokovic – Cameron Norrie. /Telegrafi/