Telegrafi

Zyrtare: Rafael Leao, lojtar i ri i Milanit

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin e talentuar, Rafael Leao nga Lille.

Rossonerët kanë zyrtarizuar transferimin e ri në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për talentin portugez, Leao, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Njoftimi i këtij transferimi ka ardhur nga vet Milani me anë të rrjeteve sociale, ndërsa shifra e transferimit mendohet të jetë 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milanit

“AC Milan është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur një marrëveshje me LOSC Lille për blerjen e sulmuesit portugez Rafael Alexandre da Concei Leao”.

“Sulmuesi 20-vjeçar bashkohet me kuqezinjtë në një marrëveshje pesë-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Më poshtë Rossonerët kanë dhënë edhe disa të dhënë për 20-vjeçarin, i cili ka debutuar më 2017 me Sportingun, ndërsa në verën e vitit 2018 ai iu bashkua Lille në Francë, ku shënoi 8 gola në 26 ndeshje.

Ai gjithashtu ka luajtur me ekipet e të rinjve të Portugalisë duke filluar nga U16 deri në U21 dhe fitoi Kampionatin Evropian U-17 në 2016. /Telegrafi/