Telegrafi

Zyrtare: Rafa Benitez largohet nga Dalian Yifang

Rafael Benitez është larguar edhe zyrtarisht si trajner i Dalian Yifang.

Trajneri spanjoll duket se kishte parë mjaftë nga aventura e tij në Kinë dhe vendosi që të shkëpuste kontratën me klubin.

Sipas një njoftimi, kontrata e nënshkruar është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Por, aty mësohet se Benitez e dëshiron rikthimin në Evropë për të menaxhuar një skuadër më të madhe.

Daily Mirror raporton se spanjolli mund të rikthehet te Newcastle United dhe të drejtojë skuadrën në këtë pjesë të mbetur të këtij edicioni.

Dalian Yifan e ka falënderuar Benitezin për këtë kohë të kaluar së bashku, duke i uruar atij suksese në të ardhmen. /Telegrafi/