Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Raddy Ovouko, i cili vjen si huazim nga ganezët e Hearts of Oak.
Drita ka vazhduar me përforcime në luftën drejt titullit kampion në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi e mbyllen sezonin vjeshtor në pozitën e parë.
Lojtari i fundit që ka zbarkuar te “Intelektualët” është mbrojtësi i majtë, Raddy Ovouka.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
FC DRITA transferon Raddy Ovouka
Raddy Ovouka do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga klubi Ganez Hearts of Oak.
Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.
Ai sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojmë kundër ekipit Sllovak nga ora 15:30.
Welcome Raddy
/Telegrafi/