Telegrafi

Zyrtare: Qlirim Avdulli transferohet te Ulpiana

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur qëndrimi i Qlirim Avdullit te Drenica.

Mbrojtësi i majtë është larguar nga Skenderaj dhe tani karrierën do ta vazhdoj përsëri në Lipjan.

Pas largimit nga Drenica, Avdulli ka gjetur marrëveshjen me Ulpianën, që bën pjesë në BKT Superligën e Kosovës.

Për mbrojtësin anësorë është një rikthim tek klubi bardhekaltër, pasi edhe më parë kishte veshur fanellën e kësaj skuadre.

Njoftimi i plotë i Ulpianës:

Mirë se vjen QLIRIM AVDULLI

KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me futbollistin QLIRIM AVDULLI (mbrojtës) cili vjen nga radhët e FC DRENICA, Skenderaj.
Qlirimi Avdulli ka qene edhe me herët lojtar i klubit tonë Ulpiana, dhe më pas ka vazhduar tek Arberia, Drenica dhe prap iu eshte bashkuar
KF ULPIANES.

Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin fillimisht per 6 muaj me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit. 

/Telegrafi/