Ballkani ka bërë të ditur se Qëndrim Zyba është transferuar edhe zyrtarisht në Çeki.
Përmes një njoftimi në Facebook, kampioni i Kosovës bëri të ditur se mesfushori i është bashkuar FC Slovan Liberec.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ballkanit (pa ndërhyrje):
Angazhimi i lartë, klasi i rrallë e kualiteti i jashtëzakonshëm i tij, pos kontributit në arritjen e sukseseve tona historike, kanë bërë shumë skuadra gjithandej Evropës, t’i mbajnë sytë te Qëndrim Zyba.
FC Ballkani e falenderon jashtë mase asin tonë të mesfushës, duke i dëshiruar sa më shumë suksese në karrierën e tij, e cila vazhdon në Çeki tek skuadra e njohur, FC Slovan Liberec, klub me të cilin FC Ballkani ka arritur marrëveshje për shitjen e kartonit të lojtarit.
Faleminderit shumë kampioni i qytetit tënd, i klubit tënd të zemrës. Ti nderove vatrën tënde me lojën dhe angazhimin e madh, duke u dhënë gjeneratave të reja, shembullin për ta ndjekur.
Mirupafshim Zyba. /Telegrafi/