Ka përfunduar aventura franceze për mesfushorin shqiptar Qazim Laçi, i cili është larguar nga AC Ajaccio pas pesë viteve e gjysmë.
Mesfushori shqiptar ka vendosur të nis një aventurë të re dhe kësaj radhe ka zgjedhur destinacionin në Republikën Çeke.
Gjashtë muaj para fundit të kontratës me klubin francez, Laçi vendosi të largohej për t’iu bashkuar gjigantit çek Sparta Pragë.
✍️ NEW PLAYER | Twenty-six-year-old Albanian national team player 𝐐𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐋𝐚𝐜𝐢 🇦🇱 moves to Sparta from the Ligue 1, where he wore the jersey of AC Ajaccio, and signed a multi-year contract at Letná 📝
➡️ https://t.co/VytrKMXha0 pic.twitter.com/BeM1QSTdTJ
— AC Sparta Prague (@ACSparta_EN) December 29, 2022
Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Thomas Rosiky ka mbetur shumë i kënaqur që kanë nënshkruar me një mesfushor si shqiptari Laçi.
“Me ardhjen e Qazimit kemi një mesfushor qendror i cili me tipologjinë e tijtë ndryshme do të përshtatet në mënyrë të përsosur mesfushës sonë dhe do t’i japë trajnerit një gamë të gjerë opsionesh. Ai është një lojtar i Kombëtares, i përgatitur mirë fizikisht dhe ka luajtur për një kohë të gjatë në Francë”.
📺 LACI | "I am a fighter and I am ready to prove it to all Sparta fans. I am really happy to be here."
First interview of 𝑸𝒂𝒛𝒊𝒎 𝑳𝒂𝒄𝒊 as a Sparta player 🎙
➡️ https://t.co/n3M0bTqzAO pic.twitter.com/30q2Bs635b
— AC Sparta Prague (@ACSparta_EN) December 29, 2022
“Është shumë i mirë teknikisht, mund të ndryshojë ritmin e lojës, ta përshpejtojë dhe të dalë nga thellësia e fushës para portës kundërshtare. Ai mbrohet mirë dhe ka një menalitet fitues”, deklaroi drejtori sportiv i Sparta Pragës, legjenda Thomas Rosicky.
26-vjeçari u largua nga AC Ajaccio gjashtë muaj para fundit të kontratës, por dy klubet nuk kanë zbuluar detajet e transferimit të tij në kryeqytetin e Republikës Çeke. /Telegrafi/
🔦 Vítej na Letné, Qazime! #acsparta
➡️ https://t.co/UDxLDc37Hf pic.twitter.com/sKoPowtUGC
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 29, 2022