Telegrafi

Zyrtare: PSG nënshkruan me Nordi Mukielen

Paris Saint-Germain ka nënshkruar me Nordi Mukiele për pesë sezonet e ardhshme, pra deri më 30 qershor 2027.

Mukiele ka luajtur për Montpellier nga viti 2017, ku bëri 50 paraqitje në Ligue 1 përpara se të transferohej te RB Leipzig në verën e vitit 2018.

Mbrojtësi i gjithanshëm, i cili mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.

PSG thuhet se ka paguar 16 milionë euro, ndërsa në marrëveshje janë të caktuar edhe disa bonuse.

Ai ka luajtur 146 ndeshje për klubin gjerman ku ka 10 gola dhe 11 asistime.

Mukiele përfaqësoi Francën në U18, U19, U20 dhe U21, ndërsa së fundmi është ftuar edhe nga ekipi A në drejtimin e Didier Deschamps, ku luajti ndaj Finlandës, më 7 shtator 2021. /Telegrafi/