Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, i cili vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë.
Wijnaldum ka mbetur pa kontratë te Liverpooli dhe nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Reds, duke bërë shumë klube të interesohen për të.
Megjithatë, klubi francez, PSG ishte më i shpejti dhe më bindësi për të fituar garën për transferimin e Wijnaldumit në Parc des Princes.
Tashmë, PSG me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka konfirmuar holandezin si lojtarin e tyre më të ri.
🔴🔵 #WeAreParispic.twitter.com/qHd7Se42cV
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) June 10, 2021
“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë transferimin e Georginio Wijnaldum”.
“I ardhur nga Liverpool, mesfushori reprezentues i Holandës ka nënshkruar me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/