Paris Saint-Germain ka konfirmuar transferimin e sulmuesit brazilian, Neymar nga Barcelona.
Më herët gjatë ditës përfaqësuesit ligjorë të Neymarit paguan klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove te Barcelona, duke shkëputur njëanshëm kontratën.
Pas kësaj është edhe gjiganti francez, që ka konfirmuar transferimin e yllit brazilian me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“Paris Saint-Germain është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e Neymar Jr në ekip. Të enjten, sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në praninë e përfaqësuesve të klubit”.
“Neymar Jr është angazhuar tashmë në klubin e kryeqytetit francez deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
Neymar te gjiganti francez do të bart fanellën me numër 10, e cila deri më tani mbahej nga Javier Pastore. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain is very happy to announce the arrival of Neymar Jr ➡ https://t.co/lKFj4qPDYA #BemvindoNeymarJR 🇧🇷 pic.twitter.com/rSvlBiKX6D
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 3, 2017