Marcin Bulka edhe zyrtarisht është transferuar te Paris Saint-Germain, pak ditë pasi e paralajmëroi largimin nga Chelsea.
Portieri polak nuk u konsideruar si pjesë e skuadrës së parë nga Blutë e Londrës, andaj sot (6 korrik) ka kompletuar kalimin te kampioni i Ligue 1.
19-vjeçari shihej si njëri ndër portierët me të ardhme të ndritur te Chelsea, mirëpo në fund të këtij sezoni ai u largua, për ta kompletuar kështu kalimin në Parkun e Princave.
Bulka ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021 me PSG, derisa shuma e transferimit ende nuk është zbuluar.
Polaku ishte pjesë e skuadrës londineze qysh nga mosha 16-vjeçare, e që kishte qenë edhe pjesë e akademisë së Barcelonës.
Portieri i talentuar ka qenë pjesë e Chelseat për tri vite, mirëpo asnjëherë nuk kishte arritur të bëhej as portieri i dytë, pozicion ky që do ta mbajë te parisienët, pasi Alphonse Areola është numri një në portë. /Telegrafi/