Prishtina sezonin që po lëmë pas është renditur në vendin e dytë të renditjes tabelore të IPKO Superligës së Kosovës.
Prishtinasit tashmë kanë nisur të përforcohen për sezonin e ri futbollistik, duke sjell lojtar të talentuar dhe cilësor.
“Plisat” gjatë ditës së sotme kanë bërë të ditur se kanë transferuar mbrojtësin gjakovar, Tun Bardhoku.
“Futbollisti i shumë pozitave defansive, sivjet ka spikatur si mbrojtës i majtë. Bardhoku 25 vjeç sot zyrtarisht iu është bashkuar Prishtinës nga Vëllaznimi”, shkruan në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Mbrojtësi gjakovar i ka bashkuar tanimë klubit në fazën përgatitore që po e mbajnë në Banjë të Pejës.
Ndryshe, lojtari theksojmë se luan në disa pozita në mbrojtje dhe mesfushën e Vëllaznimit. /Telegrafi/