Telegrafi

Zyrtare: Prishtina transferon Betim Halimin

Prishtina ka njoftuar se ka transferuar Betim Halimin si lojtar i lirë.

Pas përvojës në arenën ndërkombëtare, gardiani është kthyer në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni i Superligë së Kosovës ka njoftuar se Halimi është portieri i tyre më i ri përmes një komunikate për media.

Portieri nga Kosova ishte bashkuar me Olimpik Donetsk në shkurtin e vitit 2019 nga kampionati estonez ku kishte luajtur për Trans Narva.

Edhe pse kishte edhe një vit kontratë me Olympic Donetskun, Halimi ka zyrtarizuar largimin nga kjo skuadër para një muaji.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

Mirë se vjen Betim 💙

Gardiani gjigant Betim Halimi kthehet nga futbolli ukrainas tek Kampioni i Kosovës, Prishtina.

Prishtinë – 10 gusht 2021, Portieri gjigant Betim Halimi (25 vjeçarë) pas përvojës disa vjeçare në futbollin ndërkombëtar gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas, duke shënuar ngritje të madhe në cilësi dhe performancë kthehet tek kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina për 3 vitet e ardhshme.

Për Halimin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: KF Vllaznia Pozharan (2010-2016)

FC Drita (2016 për 6 muaj) – (2017-2018)

JK Trans Narva (2018-2019)

Olimpik Donetsk (2019-2021)

“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe perkushtim këto rezultate do te jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë  ti kem edhe me Prishtinën.

Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare.

Prishtina është simbol i qytetërimit dhe është kryeqyteti i shtetit tonë të dashur. Sa i përket tifozëve janë ata të cilet na japin emocion dhe kurajo për rezultate kulminante ,tifozët e Prishtinës, Plisat janë të njohur në tifoskenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje do ti përjetoj” ka thënë Betim Halimi. /Telegrafi/