Telegrafi

Zyrtare: Prishtina sjell edhe një amerikan (Foto)

Sigal Prishtina po vazhdon të përforcohet para fillimit të kampionatit të ri në Kosovë dhe debutimit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni aktual ka sjell në radhët e veta edhe një basketbollist amerikan pas zyrtarizimit të djeshëm të Zeek Woodleyt.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sigal Prishtina përforcohet me amerikan (Foto)

Prishtinasit kanë siguruar shërbimet e basketbollistit që ka luajtur në ligën e kolegjeve NCAA, Keon Johnson, transmeton Telegrafi.

Johnson 21-vjeçar vitin e kaluar për Whinthrop University ka pasur mesatare prej 21 pikëve.

Postimi i Sigal Prishtinës

KB SIGAL Prishtina nënshkruan me Keon Johnson!
Lojtari i radhës që i bashkëngjitet rrugëtimit tonë është Keon Johnson i cili përkundër gjatësisë së tij (vetëm 170cm) është një lojtarë energjik dhe mjaft premtues duke dëshmuar se gjatësia është vetëm numër!!!
Johnson 21 vjeç, vie gjithashtu direkt nga NCAA dhe edhe për të është “Rookie-season” pasi deri tani ishte pjesë e kolegjit Whinthrop University, ku gjatë sezonit të fundit ishte lojtari më i mirë në konferencën e tij me mesatare prej 22pikëve për ndeshje. Gjithashtu gjatë sezonës së tij të fundit në kolegj arriti shifrën e 2000pikëve duke u pozicionuar si koshashënuesi më i mirë i kolegjit të tij!