Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina pa amerikanin Webster

Prishtina nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e basketbollistit amerikan, Seab Webster.

Ky i fundit ka kërkuar të lirohet prej klubit prishtinas për arsye familjare.

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi i basketbollit nga kryeqyteti i Kosovës, i cili ka paralajmëruar përforcime të reja gjatë ditëve në vijim te bardhekaltërit.

“Ju njoftojmë që për shkak të arsyeve familjare, lojtari Seab Webster ka kërkuar të lirohet nga klubi. Gjatë ditëve në vazhdim do ta zyrtarizojmë një tjetër lojtar të pozitës 3/4″.

Tashmë i gjithë fokusi i “Plisave” është për ndeshjen e dytë testuese kundër Morar Barit, e cila zhvillohet më 4 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version