Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina ndanë rrugët me trajnerin kroat

Jaksa Vulic nuk është më trajner i skuadrës kosovare KB Prishtina.

Trajneri kroat është larguar nga kryeqytetasit dhe këtë e ka komunikuar KB Prishtina nëpërmjet faqes zyrtare.

Largimi i tij erdhi pasi Prishtina pësoi humbje të dielën mbrëma në udhëtim te KB Ylli me tetë pikë diferencë 103:95.

Kryeqytetasit kanë falënderuar trajnerin kroat për kontributin e dhënë deri më tani, derisa kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me të.

“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ka shkruar faqja zyrtare e KB Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version