Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina është skuadra e dytë kosovare që merr pjesë në garat evropiane

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina e ka ndjekur me shumë vëmendje finalen e Digitalb Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi Feronikeli ishte përballë Trepçës ’89 ku e mposhti me rezultat të thellë 5-1.

Kësisoj kësaj fitore iu ka gëzuar edhe nën kampioni i Kosovës, Prishtina që ka marrë biletën për garat evropiane.

Pasi Nikli është edhe kampion edhe fitues i Kupës, atëherë në Ligën e Evropës do të shkoj nën kampioni që për vitin e tretë me radhë është Prishtina.

Kryeqytetasit do të luajnë në rrethin preliminar të Ligës së Evropës.

Është kjo hera e katërt që skuadra siguron pjesëmarrjen në Evropë. Dy herë e ka bërë nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës dhe dy herë tjera si nënkampione. Megjithatë, në edicionin e parë pas pranimit, skuadrat kosovare nuk ishin licencuar dhe sivjet do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht duke mbetur skuadra e vetme kosovare me më shumë se një paraqitje në Evropë. . /Telegrafi/

Exit mobile version