Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina-Drita zhvillohet të dielën në Shahin Haxhiislami të Pejës

Foto: FC Prishtina/Facebook

Klubi kryeqytetas, Prishtina, ka konfirmuar stadiumin për ndeshjen ‘finale’ ndaj Dritës, e vlefshme për javën e fundit të Superligës së Kosovës.

Java e fundit ishte e mbushur me polemika rreth stadiumit për ndeshjen e fundit të Superligës, e cila vendos kampionin e sezonit 2017/18 në Kosovë.

Lexo po ashtu FFK cakton gjyqtarët për javën e fundit të Superligës, por jo edhe të dy ndeshjeve kryesore Prishtina-Drita dhe Vëllaznimi-Gjilani  

Drejtuesit e klubit kryeqytetas donin që kjo ndeshje të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” të Prishtinës, por në fund FFK dhe organet tjera nuk lejuan këtë.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Një gjë e tillë ka bërë që klubi bardhekaltër të shikojë për opsione të ndryshme, por në fund kanë vendosur të zgjedhin qytetin e Pejës, apo stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Komunikata e Prishtinës pa ndërhyrje:

Finalja e kampionatit zhvillohet në Pejë

Respekt, falënderim të jashtëzakonshëm të gjithë Pejës

Prishtinë, 17 maj 2018 – Me gjithë rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve, Prishtinës e Besës, nuk ka qytet dhe qytetarë që e kanë pritur ngrohtësisht Prishtinën se sa në këta tre muajt e fundit banorët e Pejës. Kjo do të hyjë në analet e sportit tonë. Adhuruesit tanë do ta vizitojnë edhe një herë, për herë të fundit në këtë edicion qytetin e Pejës dhe presim që adhuruesit tanë do të jenë të dinjitetshëm, me respekt dhe falënderues për mikpritjen pejane.

Ndërsa, FC Prishtina do t’i jetë mirënjohës përjetësisht Komunës së Pejës e në veçanti kryetarit të komunës, z. Gazmend Muhaxheri, punonjësve të stadiumit që iu kanë gjendur klubit tonë afër në çdo moment si dhe klubit të futbollit Besa, për konakun që na u kanë gjetur në ditët më të vështira.

Ndeshja e javës së fundit përcaktuese për titullin e kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën më 20 maj në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës me fillim nga ora 16:00.

Të gjitha detajet tjera për ndeshje, organizim, do të shpalosen nesër në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në zyrën e klubit nga do t’ju drejtohen drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina dhe të policisë së Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:00″, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version