Telegrafi

Zyrtare: Prishtina dhe Leotrim Kryeziu vazhdojnë bashkëpunimin

photo by: @Shpend Ahmeti

FC Prishtina dhe sulmuesi Leotrim Kryeziu e kanë vazhduar kontratën deri në vitin 2025.

Sulmuesi gjilanas që ka bërë karrierë edhe në Zvicër me klube si Lugano dhe Chiaso është një nga lojtarët kryesor të Prishtinës.

“FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit”.

“Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën tonë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kryeziu ka shënuar një gol në këto tri ndeshje e para me Prishtinën. /Telegrafi/