Telegrafi

Zyrtare: Prishtina arrin marrëveshje me Wayne Martin

Prishtina e ka zyrtarizuar transferimin e radhës për edicionin e ri.

Amerikani Wayne Martin është blerje më e re e klubit të njohur.

Kampionët aktual e kanë zyrtarizuar marrëveshjen me rrjetet e tyre sociale.

“Wayne Rooney jo, por Wayne Martin është lojtari më i ri bardh e kaltër. Alo-qendra nga NCAA do të zbarkojë së shpejti në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Prishtina para disa ditësh ka arritur marrëveshje edhe me Seab Webster, ndërsa javë me parë edhe me Dardan Berishën e Alban Veselin. /Telegrafi/